Policia e Greqisë ka arrestuar 4 shqiptarë, të dyshuar si anëtarë të një organizate kriminale vrasësish me pagesë. Kështu raportojnë mediat në Athinë, që saktësojnë se ata akuzohen për vrasjen e Janis Lalas, një personazhi të njohur në shtetin fqinj. Në operacionin e policisë janë arrestuar edhe 2 shtetas grekë, përfshirë një grua.

Prototema shkruan se njëri prej shqiptarëve të arrestuan, i cili mban nofkën “Demos”, ishte akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate. “Ai është një nga kriminelët më mizorë dhe të rrezikshëm dhe një ingranazh shumë i rëndësishëm në të ashtuquajturën Mafia Greke”, raporton kjo media.

Sipas Prototemës, në atë kohë, “Demos”, siç njihet në rrethet e krimit të organizuar, qëlloi, sipas dosjes së Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, nga një motoçikletë, dhjetëra herë në Mercedesin e zi në të cilin ndodhej Lalas. Autorët kishin qëlluar masivisht në një moment, konkretisht në xhamin e pasmë, me qëllim që të depërtonin në blindazh, gjë që nuk arritën ta bënin.

Yannis Lalas u vra muajin e kaluar. Konsiderohet pothuajse e sigurt se banda që kishte dhënë urdhrin për tentativën e vrasjes së Lalas në Liosia është e ndryshme nga ajo që në fund e vrau atë në Arachova. Policia gjeti dhe sekuestroi katër kallashnikovë dhe tre pistoleta. U gjetën gjithashtu sasi kokaine dhe parash.

sqShqip