Ndërkohë ish shefi i prokurorisë së lartë, Mustafa Harjullahu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurorit të lartë. Informacionin për Alsat e ka konfirmuar vetë Hajrullahu duke shtuar se ka kërkuar vetë ai nga Këshilli i Prokurorëve t’i ndërpritet mandati. Këshilli e ka konstatuar sot dorëheqjen e tij.

Së fundi ai ka qenë i suspenduar nga pozita e prokurorit dhe shefit të prokurorisë së lartë si pasojë e pesë akuzave që rëndojnë ndaj tij për “maltretim në vendin e punës” dhe “shpërdorimi i detyrës zyrtare”. Akuzat ndaj tij Hajrullahu i kishte cilësuar si tendencioze dhe me motive politike.

sqShqip