Shqipëri

Publikohet projekti i Portit të Durrësit, Rama: Një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar projektin e Portit të Durrësit.

Rama në Facebook thotë se Porti i Durrësit është një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut.
“Mirëmëngjesi me maketin e sapo përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.