Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët nuk ka qenë dhe nuk është pronë private e askujt

Deputeti dhe anëtari i kryesisë së ASH, Rijad Shaqiri përmes një postimi ka përcjell një porosi lidhur me këtë subjekt politik.

Ja postimi i tij:

Dikush merr të drejtën të thotë se më paska marrur mua në parti, veç po ju kujtoj se ASH ështe formuar si rezultat i revoltës ndaj veprimeve të gabuara politike të PDSH-së dhe BDI-së, e jo të beheni paterica të këtyre, ju rikujtojë se për dallim nga ju karriera politike e dikuj ka filluar falë kontributit familjar ndër breza, ndërsa karriera juaj politike ka filluar duke akuzuar të tjerët e në fund të perfundosh bashkë me ta, është për të ardhur keq.

Mendoj se edhe ne politikë duhet te ketë pak moral sa që ti shikosh shokët qe ke pasur gjatë rrugëtimit tënd ne sy e te ju thuash nji mirdita për hirë te kulturës elementare.

Andaj duhet ta dije çdo kush se në politik ka edhe pazare politike për perfitime politike të subjektit, por jo edhe për të vjedhur dhe shantazhuar të tjerët.

Është mire te dijë çdo kush që pretendon të merret me politkë se fillimi i rrënimit politik të shumë subjekteve ka filluar nga Likova-Kumanova, por edhe fillimi i ngritjes politike të shumë proceseve ka filluar mu në Karadak.(INA)