Maqedoni

3 raste të reja me virus dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orët e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas Ministrisë së Shëndetësisë vetëm 3 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, që të tre vijnë nga Shkupi. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë edhe për 15 pacientë të shëruar, ndërsa 2 pacientë njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Kumanova e kanë humbur betejën me Kovid-19.