May 4, 2024
Maqedoni

Grubi premton spektakël me ardhjen e Ali Ahmetit në Çair!

Grubi premton spektakël me ardhjen e Ali Ahmetit në Çair!
“Më paska marrë malli për kështu mobilizimi dhe euforie në pritje të liderit kombëtar Ali Ahmeti në Shkup!
Të gjitha mahallat, krejt Çairi n’kom, n’kam, në këmbë e si ta doni, sepse i madh e i vogël po flet që ai po vjen dhe do të vijnë pēr ta dëgjuar porosinë e tij!

E unë ju premtoj spektakël të paparë gjer më sot në tubimet tona, në veçanti për të rinjtë.

Mos e leni pa ardhë dhe më pas të dëgjoni nga të tjerët se si ka qenë të jesh pjesë e tubimit historik ku do të ndërtohet e ardhmja!

E hënë, 20 mars, ora 19:00, salla Shaban Trstena, Çair, Shkup!” ka shkruar Artan Grubi