May 17, 2024
Maqedoni

BDI emëron dy drejtorë në Klinikat e Shkupit, Besim Shaqiri e Ejup Jahja

Besim Shaqiri e Ejup Jahja nga radhët e BDI-së emërohen drejtorë organizativ në dy Klinika të Shkupit

Dy drejtorë organizativ nga rajoni i Gostivarit këto ditë janë emëruar në Klinikat e Shkupit. Besim Shaqiri në Klinikën Maksilo-Faciale dhe Ejup Jahja në Klinikën për Neurokirurgji në Shkup, njofon Flaka

Shaqiri vjen në krye të Klinikës Maksilo-Faciale pas një përvoje të gjatë profesionale në Spitalin e Gostivarit, ndërkohë si jurist ka qenë i angazhuar edhe në Ministrinë e Drejtësisë.

Ejup Jahja ndërkohë vjen në detyrën e re me një përvojë të gjatë menaxheriale. Më herët ka qenë drejtor i Inspektoratit shtetëror të Pylltarisë dhe Gjuetisë. Flaka