Alpinistët që kanë vizituar sot malin Pelister afër Manastirit, po postojnë në rrjetet sociale foto me borë dhe mbulesë të bardhë.
Ndonëse sipas kalendarit është ende verë, temperaturat e ulëta në të gjithë vendin kanë ndikuar në motin e ftohtë, transmeton portali Lideri.mk, sidomos në zonat malore.
Megjithatë, shtresa e borës ishte e hollë dhe u shkri sapo u paraqitën rrezet e para të diellit.
Burimi i lajmit dhe fotot nga Pelisteri në Linkun në vazhdim: 4news