Italia mposhti Uellsin, Zvicra mposhti Turqinë, shkëlqeu Xherdan Shaqiri
Italia fitoi edhe ndeshjen e fundit të fazës në grupe, duke mos toleruar ndaj Uellsit, ndërkohë që tre golat e pësuar në ndeshjen ndaj Italisë e penalizuan shumë Zvicrën “e shqiptarëve”, që pavarësisht se fitoi ndaj Turqisë nuk e kaloi dot direkt fazën e grupeve.
Skuadra e Mancinit hynte në fushë me misterin e vetëm për të dalë të parët, ose të dytën në grup, pasi me 6 pikët e marra në dy ndeshjet e para e kishte siguruar kualifikimin. Ku luks i dha trajnerit italian mundësinë që të aktivizonte lojtarë që në dy takimet e para nuk kishin luajtur, si Bernardeski, Pesina, apo Beloti.
Pikërisht Pesina ishte autori i golit të vetëm të takimit, ndërsa uellsianët u penalizuan nga një karton i kuq dhe thuajse gjysmën e takimit e zhvilluan me 10 lojtarë.
Në ndeshjen tjetër mes Zvicrës dhe Turqisë shkëlqeu Xherdan Shaqiri me dy gola të shënuar, njëri më i bukur se tjetri. Zvicra fitoi 3-1 dhe u ngjit në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Uellsi. Por, këta të fundit i morën vendin e dytë për shkak të golavarazhit më të mirë.
Me renditjen aktuale, Zvicra kryeson listën e skuadrave të vendeve të treta që kalojnë për më tej, por për të mësuar nëse do të vijojë më tej apo jo i duhet të presë përfundimin e të gjitha ndeshjeve të fazës në grupe, pasi poshtë renditjes janë skuadra si Portugalia, Spanja, Kroacia, apo Austria.
Turqia nga ana tjetër ikën në shtëpi me zero pikë dhe vetëm 1 gola të shënuar e 8 të pësuar.