Kolumna

Unë mbeta me kokën lartë!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Unë asnjëherë nuk jam brengosur gjatë jetës time kur më kanë lehur qentë dhe zagartë e pabesë pas shpine. Ata më kanë lehur pas shpine, sepse kur nuk kanë pasur guxim të më dalin përballë.Unë i kam kuptuar gjithnjë ata që nuk kanë besë, dyftyrëshat dhe që të tradhëtojnë për më të voglin interes edhe pse ke ngrërë bukë me ty në sofër.

Edhe pse i kam njohur i kam lëshuar që të futen në pabesinë e tyre për të i kuptuar se të shesin për një interes shumë të imtë. Një gjë të tillë tani e kam të kjartë dhe e kam kuptuar se kush është miku i sinqertë me besë dhe kush është miku i pabesë që të tradhëton për interesin e tij personal.

Tani kur ju kapa në tradhëtinë tuaj që më bërët pas shpine ju disa kodosh që bëheshit se shumë më doni dhe jeni me mua dhe më
“ doni” aq shumë e treguat vetën se kush jeni. Ju u shitët shumë lirë dhe më tradhëtuat në besë.

Këtë e bërët nga që iu dha urdhër personi të cilit në kohën më të vështirë që kishte unë sakrifikova gjithëçka nga vetja ime për te, por ja që ai i harroi të gjitha ato të mira, sepse ai është i infektuar me karierizëm dhe pushtet dhe gjithëçka bënë derisa të jetë i gjallë që të luaj interesat më të pista dhe për një post shet edhe b…. e vet.

E ju dy zagarë të tij ratë në kurthën e tij dhe i vutë vulë vetës se jeni të pabesë, dyftyrësha dhe…Kjo vulë e tradhëtisë tuaj nuk do të ju hiqet asnjëherë nga balli dhe saherë që të më shihni do ikni si qentë me bishtin ndër këmbë, ndërsa unë do eci si gjithmonë me kokën ngritur lartë, sepse unë ju zura besë dhe ju më tradhëtuat, ndërsa unë kurr nuk tradhëtova askend dhe kjo më bënë krenar të eci ballëhapur.