Fokus: BDI ka sjellë vendimin, në shtator del në rrugë!
Revista Fokus në numrin e nesërm shkruan se BDI ka shellë vendimin dhe në shtator del në rrugë për të protestuar.
Siç transmeton portali Lideri.mk, përveç dëshmimit para anëtarësisë së saj, partia e Ahmetit këtë vjeshtë do të përpiqet gjithashtu të tregon se posedon potencial kuadrovik dhe teknik për të qenë “shkopi me të cilin bashkësia ndërkombëtare do ta disiplinojë VMRO-DPMNE-në, nëse është e nevojshme, ose thjesht do ta paralajmërojë VMRO-DPMNE-në”.
“Problemi është se gjithçka vjen në kohën më të keqe të mundshme, si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global. Kjo do të thotë se format e demokracisë së rrugës që janë planifikuar për këtë vjeshtë mund të shndërrohen shumë lehtë në diçka tjetër nën ndikimin e elementëve të jashtme”, shkruan mes tjerave Fokus./Lideri