Aksident nga moti i keq, nëntë fëmijë humbin jetën
Dhjetë persona, përfshirë nëntë fëmijë kanë humbur jetën në një aksident si pasojë e motit të keq në Alabama, të Shteteve të Bashkuara.
Coroner i Qarkut Butler wayne Garlock ka thënë se moshat e fëmijëve varionin nga nëntë muaj deri në 17 vjeç. Ai tha se automjetet janë përplasur për shkak të lagështisë, duke bërë që të humbin kontrollin.
Studia Tropikal Claudette ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe tornado, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi në Alabama. Garlock tha se një baba dhe një vajzë nëntë muajshe vdiqën në një nga makinat.
Tetë viktimat e tjera ishin në një automjet që i përkiste Tallapoosa County Girls Ranch, një shtëpi strehimi për vajzat e braktisura, të lënë pas dore ose të abuzuara. Më i vogli ishte katër vjeç.
Sherifi i Qarkut Butler Danny Bond tha se disa persona janë plagosur, por nuk dihet shifra e saktë.