September 19, 2024
Maqedoni

Samir Iseni drejtor i ri i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup

Sot kam nderin dhe kënaqësinë e madhe të njoftoj se kam marrë postin e Drejtorit Gjeneral të Shtëpisë së Shëndetit Shkup.
Dua të shpreh falenderime të veçanta Kryetarit të Alternativës, z.Zeqirija Ibrahimi, Kryetarit të Kuvendit z. Afrim Gashi si dhe Sekretarit Organizativ z. Bashkim Murtezi për besimin dhe këtë mundësi të rëndësishme. Faleminderit gjithashtu të gjithë përkrahësve dhe strukturave të koalicionit VLEN që kanë kontribuar në këtë sukses.
Shëndeti është një nga pasuritë më të çmuara që kemi, dhe është detyra jonë të sigurojmë që çdo individ të ketë akses në kujdesin dhe mbështetje të cilësisë më të lartë. Në vendin tonë, është thelbësore të përkushtohemi plotësisht për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve, sepse çdo jetë ka rëndësi dhe për çdo nevojë meritohet kujdes i veçantë.
Do të bëj gjithçka që është e mundur për të kontribuar në forcimin e shërbimeve tona dhe për të siguruar që çdo individ të ndjejë mbështetje dhe kujdes në çdo hap të rrugës.