May 16, 2024
Maqedoni

Prej nesër lejohen udhëtimet e qytetarëve të Maqedonisë drejt Gjermanisë pa karantinë

Në prag të pushimeve verore, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka njoftuar se Maqedonia e Veriut më nuk është pjesë e listës së “kuqe” të shteteve që Gjermania i konsideron me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19. Maqedonia e Veriut do të largohet nga kjo listë zyrtarisht më 13 qershor (nesër).

Lajmi është bërë të ditur përmes një postimi në web faqen zyrtare të MPJ’së së Gjermanisë.

“Ndryshimet e fundit: Lajmet (me efekt nga 13 qershor 2021, Maqedonia e Veriut nuk është më një zonë rreziku, situata epidemiologjike)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, ku shtohet se nga lista e “kuqe” janë larguar edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Serbia, transmeton PlusInfo.

Tutje, ky institucion këshillon qytetarët që të përcjellin lajmet për të marrë informacionet e fundit, meqenëse situata mund të ndryshojë.