Maqedoni

Prokuroria me detaje për procesin zgjedhor, Bajrami: votimi po zhvillohet në mënyrë të rregullt

Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e sotme e zgjedhjeve, po kalon në mënyrë të qetë dhe pa shqetësime të mëdha të procesit zgjedhor deri në këtë moment, tha Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të PPRMV-së.
“Nga ngjarjet e raportuara gjatë ditës së djeshme është regjistruar rast në Dellçevë me urdhër të MPB-së për kontroll të dokumentacionit zyrtar në Dellçevë dhe Kamenicë të Maqedonisë për shkak të dyshimeve për një vepër penale – ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimi sipas nenit 162 të Kodit Penal. Dyshimet kishin të bënin me gjoja vendosjen e matësve të ujit për qytetarët e ndërmarrjeve publike pa para dhe për ryshfet gjatë zgjedhjeve. Në Radovish është njoftuar sot për një ngjarje në fshatin Buçim, kur një votues, para se ta hedhë fletën e votimit në kuti, ia ka treguar një vëzhguesi të një partie politike. Janë dhënë udhëzime për të verifikuar nëse ka elemente të veprës penale nga neni 160 i Kodit Penal – Shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve”.

“Megjithatë, bëhet fjalë për një numër jashtëzakonisht të vogël të ngjarjeve të tilla, kështu që mund të japim një vlerësim të përgjithshëm se i gjithë procesi zgjedhor deri në këtë pikë po kalon pa trazira të mëdha që do të përmbanin elemente të veprës penale. Kjo rrjedhë e procesit zgjedhor është pasqyruar edhe në e-mailin tonë izbori@jorm.mk, ku deri më sot nuk është regjistruar asnjë denoncim për krime lidhur me zgjedhjet”, u shpreh Bajrami.

“Gjatë ditës është organizuar një detyrë e jashtëzakonshme në të gjitha prokuroritë themelore publike dhe jemi në koordinim të ngushtë me institucionet tjera përgjegjëse për monitorimin e procesit zgjedhor”, tha Bajrami.

Ai tha se Komisioni monitoron parregullsi të mundshme zgjedhore që do të përbënin krime nga kreu 16 i Kodit Penal, pra krime kundër zgjedhjeve dhe votimit, por edhe krime të tjera që mund të prishin rrjedhën e procesit zgjedhor.