May 9, 2024
Maqedoni

Pendarovski: Shtylla kryesore, hapërimi në rrugën evropiane

Kandidati presidencial i LSDM-së Stevo Pendarovski ka shpalosur përcaktimin e tij programor në kuadër të synimit të tij për mandatin e dytë presidencial. Shtyllat kryesore të platformës së tij janë hapërimi i vendit në rrugën eurointegruese dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe ndëretnike.

“Maqedonia është e mundur vetëm si shtet demokratik dhe prosperues  dhe vetëm nëse i mirëmban në mënyrë vitale të dy kontinuitetet e vetme strategjike, integrimet euroatlanike dhe marrëdhëniet e mira ndëretnike. Kontinuiteti ynë politik në këtë drejtim është i njohur, ndërsa kontinuiteti i atyre është refuzim i vazhdueshëm të kompromiseve të cilët padyshim se ruajnë dinjitetin tonë kombëtarë, gjuha dhe identiteti jonë.”, – deklaroi kandidati për president nga ana e LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Pendarovski është në linjë të njëjtë me partinë e tij LSDM, e cila thotë se i qëndron pas kandidaturës së Pendarovskit, duke pasur parasysh përcaktimin e tij për një të ardhme të sigurt evropiane për vendin. Nga LSDM-ja thonë se kanë guxim dhe plan, por edhe kanë dëshmuar se nuk dorëzohen para vendimeve të rënda, e cila u mungon oponentëve politikë.
VMRO-DPMNE: Do të përqendrohemi në fushatë pozitive
VMRO-DPMNE-ja paralajmëron fushatë pozitive, si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.
“Do të përqendrohemi në fushatë pozitive dhe fushatë që do të promovojë në përmbajtjen e saj shumë projekte dhe ofertë kualitative kadrovike. Vlerësojmë se fushata negative e cila ditëve të fundit po përdoret nga LSDM-ja dhe BDI-ja e zvogëlon besimin e qytetarëve në politikë. Vlerësojmë se qytetarëve u nevojitet shpresë, ata do të godasin ulët derisa ne do të prezantojmë projekte dhe program.”, – theksoi Timço Mucunski  nga VMRO-DPMNE.
Dimitrievski: Motoja e fushatës, “Maksimum për Maqedoninë”
Kandidati presidencial nga “E di”, Maksim Dimitrievski ka prezantuar moton me të cilën do të marrë pjesë në zgjedhje.
“Motoja e fushatës do të jetë “Maksimum për Maqedoninë”, ndërsa programi do të titullohet si “Manifesti për Maqedoninë”. Do të tentojmë që në periudhën ardhshme të arrijmë te qytetarët, duke filluar simbolikisht nga Krusheva, prej ku janë vendosur themelet e shtetësisë sonë.”, – u shpreh kandidati për president nga “E di”, Maksim Dimitrievski, informon TVM2.
Dimitrievski paralajmëroi se nesër do të fillojë fushatën me prezantimin e programit, ndërsa do të përmbyllë fushatën më 22 prill në Strumicë.