Kolumna

Naiviteti apo sinqeriteti i Albin Kurtit do “zbulohet” në negociatat me Serbinë!

Fadil Maloku
Dialogu me Serbinë asesi s’duhet injoruar as nga qeveria e as nga Parlamenti i Kosovës, nē kuptimin e jogatishmërisē për tē krijuar njē konsenzus nacional politik. Sepse, në anēn tjetër tē “tavolinës” kemi Serbinē gjihnjë më tē konsoliduar si në aspektin e lobimit ashtu edhe nē atë të agjitimit për ta pranuar si Kaao a ashtu edhe qendrat tjera vendimarrëse ndërkombëtare. Sepse, “kompromisi”që po përflitet si përmes “non paper-ave” ashtu edhe përmes kanaleve tjera diplomatike e jodiplomatike, duket qê do jetë tejet i dhimbshēm për Kosovën . Qeveria Kurti II ende nuk po shoh që ka përgjigje adekuate në”gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për zgjidhjen e problemeve me Kosovën”- si po deklarohet me pompozitet Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq. Por, Pergjegjësia për mospërgaditje adekuate për dialogun (që unë që nga fillimi e kam identifikuar negocim!), si të qeveritarëve të djeshëm e opozitarëve të sotëm, ashtu edhe qeveritarëve të sotem, u takon dy palëve.
Qeveria Kurti II, duhet të lirohet nga retorika boshe dhe infantiliteti i kaluar politik për papërgjegjësi totale, ndaj negocimit me Serbinë me arsyetimin banal se “Amerika na ndihmon”!? Duke harruar kështu se, Amerika të ndihmon nëse edhe ti fillion t’i ndihmosh vetës tënde! Fati ynë që Amerika ka interesa në këtē pjesē tē botēs, por, edhe Amerika ka fat qē ka miq dhe aleat besnik jo vetēm shqiptarēt e Kosoves, po mbar Ballkanit. S’këndejmi, si suksesi ashtu edhe mossuksesi natyrisht që bien mbi qeverinē që i zhvillon këto negocime.
Faktori ndërkombëtarë jam shumē i bindur që “efensivat” e presionit diplomatik do i instensifikoj pa ndalur me KM Albin Kurti; sepse, ajo gjykon me fuqinë e tij vendimarrēse elektorale, e cila me “peshë specifike” qē e ka ështē shumë mē e rëndë se sa ajo e Ibrahim Rugovës dhe ajo e Hashim Thaçit! Dhe që natyrshëm si Brukselit, ashtu edhe Washingtonit për t’u arrritur njē marrëveshje (hajde të themi pse jo edhe; historike!) midis serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, u duhet domosdoshmërisht fuqia e tillë ekzekutuese elektorale! Unë dhe të tjerët që i kanë besuar kauzës së ndryshimit, vetëm nē këtë rast do arrijmë të kuptojmē si sinqeritetin ashtu edhe naivitetin eventual qeveritar…🤔

Faktori ndërkombëtarë jam shumē i bindur që “efensivat” e presionit diplomatik do i instensifikoj pa ndalur me KM Albin Kurti; sepse, ajo gjykon me fuqinë e tij vendimarrēse elektorale, e cila me “peshë specifike” qē e ka ështē shumë mē e rëndë se sa ajo e Ibrahim Rugovës dhe ajo e Hashim Thaçit!