May 10, 2024
Maqedoni

“7 Marsi” – Dita e mësuesit, shkolla “Bajram Shabani” nderon ish-drejtorin e ndjerë Mustafë Ebibi

Përfaqësuesit e kolektivit të shkollës fillore ”Bajram Shabani” Kumanovë, kanë vendosur kurorë me lule pranë varrit të ish drejtorit të kësaj shkolle, Mustafë Ebibi, ku i ndjeri aty punoi 38 vite rresht si arsimtar e më pas edhe si drejtor i kësaj shkolle.

Ngritën lartë figurën dhe veprimtarinë e tij ku për nder të Ditës së mësuesit vendosën kurora me lule në varrin e Mustafë Ebibit.

Familjarët e të ndjerit kanë faleminderuar kolektivin dhe stafin e shkollës fillore “Bajram Shaban” për respektin dhe kujdesin.