May 8, 2024
Diaspora

66 vite jetë në Turqi me mall për vendlindjen në Orizare të Likovës

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

U SHPËRNGUL PARA 66 VITESH NË TURQI, POR ASNJËHERË NUK E HARROI0 VENDLINDJEN E TIJ ORIZAREN

Ferat Fehmi Jahiu u lind më 25.05. 1934 në fshatin Orizare të komunës së Likovës, rrethina e Kumanovës. Më vitin 1951 së bashku me familjen e tij migruan nga Orizarja në qytetin e Kumanovës. Ai kur migroi nga vendlidja e tij Orizarës ishte në moshën 23 vjeçare.Më vitin 1956 po me familjen e tik ishin shpërngulur nga Kumanova për në Turqi dhe ishin vendosur në qytetin Bursa të Turqisë edhe ate në mahallën “ Zafer mahallesi”. Kusheriri im axha Ferat Halit Jahiu me familjen e tij jeton qe 66 vite në Turqi. Ferat Halit Jahiu- Ferat Guler.Gati tërësisht familja babait tim Sejdi Halit Jahiut ishin shpërngulur në Turqi të cilët familje edhe sot jetojnë atje, ndërsa vetëm familja e ngushtë e babait tim nuk u shpërngulur dhe vendosi që të jetojë në venddlindjen e tij , ku edhe pasardhësit e tij jetojnën edhe sot jetojnë në Orizare. Një numër i madh i gjeneratës së parë dhe të dytë që ishin shpërngulur sot nuk janë të gjallë dhe eshtrat e tyre pushojnë në varret e Bursës në Turqi. Edhe gjenerata e parë dhe e dytë e bababait tim gati tani më nuk janë të gjallë dhe pushojnë në varrezar e vendlindjes sonë, pos motrë sime Halimes e cila pushon në varrezar e Kumanovës, sepse atje ishte e martuar. Familja e Halit Jahiut tani është shumë e madhe në Turqi dhe një numër i gjeneratave të reja nuk dinë të flasin shqip, por ka edhe prej tyre që me xhelozi e kanë ruajtën gjuhën shqipe, por numri është shumë vogël i tyre. Në mesin e të gjallve nga familja ime në Turqi ka mbetur axha Ferat që tani është edhe nga më të moshuarit e familjes tonë. Ai tani ka 90 vite moshë flet bukur e rrjedhshëm gjuhën e vet amtare, gjuhën shqipe. Ferat Femi Jahiu ( Ferat Guler) sot është edhe personi më i moshuari në mahallën e Kumanovalive në Bursa të Turqisë. Ai që nga viti 1956 ukr u shpërngul me familjen e tij në Turqi dhe deri në ditët e sotme jeton me nostalgji për vendlindjen e tij. Ai sa herë që ka vizituar Orizarën nga malli e dashuri as unë nuk e di sa lotë ka derdhur nga gëzimi, por edhe kur është kthyer në familjen e tij në Bursa të Turqisë është kthyer me lotë në sy për të afërmit e tij, për lagjen e tij dhe Orizaren ku ka lindur dhe ku është rritur.Aty ku kaluar fëmijërinë dhe rininë e tij. Axha Ferat sa herë që ka ardhur në Orizare nuk ka lënë vend pa vizituar. Nuk ka lënë pleq, plaka dhe mosharët e tij pa i takuar për të u çmallur. Edhe malet dhe fushat nuk i ka lënë pa i vizituar për të i parë me sytë e tij dhe për të u çmallur shpirtrisht. Nostalgji më të madhe shpreh për malet, sepse një kohë të gjatë i kishte kaluar duke i kullotur tufat e deleve. Nuk kishte harruar asnjë vend se si quhej. Nuk kishte harruar asnjë krua apo çezme ku kishte pirë ujë në male. Nga ky mall shumë herë e kaplon malli dhe fillon të qajë me lotë në sy. Axha Ferat sa herë që komunikon edhe në ditët e sotme nuk lenë asgjë pa pyetur për familjen, për baskfshatarët, për malet dhe fushat e Orizares, sepse ajo dashuri dhe ai mall nuk i shuhet deri në ditët e fundit të jetës së tij. Lus Zotin kusheriri im axha Ferat që të jetosh 100 vite dhe shumë shpejt të vish përsëri për të vizituar vendlindjen tënde Orizarën që aq shumë e donë me mall e dashuri.

NEHAT JAHIU- POEZI

LOTËT E NJË FËMIJE

Dikur kur unë isha fëmijë
Nga dhimbja e ndarjes shumë qave,
Aty pranë ftoit që kishim në avli
Me lotët e mi këmishën e lava.

Babain e shikoja fytyra iu kishte bë nur
i lodhur nga mërzia ishte mbështetur në mur,
si një qiri që shuhet shkoi e u tret
se pa më të dashurit e tij vetëm mbet.

Atë ditë edhe lumi ndali rrjedhën e vet
çdo gjë për ne u bë e errtë,
edhe dielli në qiell na u nxi
kur farefisi u nis për në Turqi.

Një kusi me ujë pas tyre derdhëm
duke i shikuar imazhet e tyre mbetëm,
ata shkoni larg atje në gurbet
guri u lëkund bga vendi i vet.

Mbet shtëpia zbrazët, met oborri pa zë
kush e di se kur
do i shihnim më,
babai qante armikun e mallkonte
pas tyre nuk mund të shkonte.

Unë qava e qava se isha fëmijë
nuk kuptoja gjë por kisha mërzi,
ia fshija babait lotët me shami
e ai më shtrëngonte fortë në gji.

Orizare,3 gusht 2022


Shtëpia e lindjes

Xha Ferati në rini

Xha Ferat sot