May 4, 2024
Kosovë

Prishtinasi me shtëpi luksoze 300 mijë euro, nuk paguante faturat e ujit, shkyçet nga ujësjellësi

Një shtëpi luksoze në Llapsnellë është shkyçur nga shërbimet e ujit, shkruan Gazeta Express.

KRU “Prishtina”, njofton se borxhi i kësaj shtëpie me vlerë së paku 300 mije euro, ishte 3151 euro.

“Në Llapnasellë, sapo u shkyç nga shërbimet një shtëpi luksoze me borxh 3151 euro. Vazhdojmë aksionin”, thuhet në njoftimin e tyre.