May 3, 2024
Maqedoni

Konjarë, qeveria ndërpreu koncesionin

Është ndërprerë koncesioni që për vite me radhë i ishte dhënë kompanisë “EURO PROGRESS” për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – rërës dhe zhavorrit në lumin Pçinjë në Konjare të Mesme. Ky vendim u mor në seancën e sotme të Qeverisë. “Sipas raportit nga Inspektorati i Mjedisit, Ministria e Ekonomisë zbuloi se koncesioneri nuk vepronte në përputhje me vendimet dhe masat në lidhje me mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara nga rregulloret mjedisore, do të thotë shfrytëzimi i burimeve minerale u krye jashtë zonës së lejuar” 50 metra të gjerë pas vijës së kontaktit të ujit pesëdhjetë vjeçar në rrjedhën ujore të parregulluar të lumit Pçinjë “, ka theksuar ministri Bekteshi. Muajt e fundit banorët e kësaj zonë u revoltuan edhe më shumë për shkak se punimet jashtë rregullave të parashikuara në Marrëveshjen e koncesionit ndikonin në uljen e nivelit të ujit në puset e tyre si dhe u dëmtua një sipërfaqe e konsiderueshme tokë bujqësore. Banorët nisën protesta disa ditore pas të cilave Qeverria mori vendim që të ndërpriten punimet në terren deri në konstatimin përfundimtarë të parregullsive.