April 27, 2024
Maqedoni

Video nga arrestimi i autorit që sulmoi besimtarët me thikë në xhaminë në Tiranë

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme kryeqytetin. Rudolf Nikolli, 34 vjeç qëlloi me thikë buke 5 besimtarë duke u falur brenda xhamisë “Dine Hoxha’ pranë rrugës së Kavajës dhe më pas doli në rrugë duke sulmuar kalimtarë të rastësishëm. Fatmirësisht të gjithë të plagosurit ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore, teksa ekskluzivisht për redaksinë e JOQ kanë mbërritur pamjet e arrestimit të autorit të ngjarjes. Duket se Nikolli është rrethuar nga një turmë e madhe njerëzish të cilët të tmerruar komentojnë aktin e tij, ndërkohë që policia e shoqëron për në furgon.