May 3, 2024
Maqedoni

Korsia e bicikletave në Tetovë bëhet hit në internet

Shënjimi i shtegut për biçikleta në Tetovë, më tepër rrezikon jetën e qytetarëve që duan të ngasin biçikleta se sa siguron rrugë të lirë për to. Kështu e komenton shënjimin e shtegut, Jusuf Lazimi, çiklist profesionist.

Shtigjet janë bë pa standarde. Jo që ne jemi ndonjë shtet i zhvilluar por vet fakti se janë bë pa standarde, është e pamenduar. Menjëherë tek shtegu i çiklistit e ke parkimin e makinave kjo nuk ofron as hapësirë për manovrim as për tejkalim çiklisti çiklistin, sepse me standarde duhet të paktën të jetë një metër e njëzet gjerësia, që të ofroj një vend manovrimi. Çka nëse aty kalon një fëmijë me një shpejtësi të caktuar kur vetura e parkuar mund ta hap derën – tha Jusuf Lazami, çiklist.

Pos çiklistëve profesionistë, për këtë reaguan edhe qytetarët dhe aktivistët e sektorit civil, të cilët e quajnë tallje me qytetarët.

Autoritetet e komunës mund të jenë në një panik elektoral sepse bëjnë punë shpejt e shpejt, si deri më tani vetëm sa për sy e faqe se diçka po bëhet. Realisht për biçiklistët trase duhet mirëpo, sa iu përmbahen kushteve dhe sa Tetova i përmbush standardet është pikëpyetje sepse në disa pika është më tepër pengesë së sa liri kalimi për biciklistët – u shpreh Ngadhnjim Memeti, – sektori civil.