4 vjetori i anëtarësimit në NATO, Petrovska: Me NATO-n zgjodhëm rrugën e stabilitetit
Me rastin e shënimit të 4 vjetorit të anëtarsimit të vendit në NATO dhe 75 viteve nga formimi i Aleancës, Ministra e Mbrotjes Sllavjanka Petrovska, porositi se RMV, duke hyrë në Aleancën ushtarake, zgjodhi qartë rrugën e stabilitetit, kundër sjelljeve destruktive.
Ajo nënvizoi se NATO nuk është kërcënim për askënd, por se ekziston për të mbrojtur veten dhe për të mos lëjuar që vendimet e njëanshme dhe të pamatura të regjimeve të ndryshme të cenojnë territorin dhe qytetarët tanë./TVM2
“RMV është e qartë, NATO-ja është e qartë – ne nuk jemi kërcënim, por prandaj jemi më se të bashkuar në vendosmërinë tonë për të zbatuar politikën tonë të parandalimit dhe mbrojtjes. Për këtë arsye ushtria maqedonase është pjesë e forcave shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani, ku së bashku me aleatët janë garantues i sigurisë së krahut lindor të Aleancës. Por edhe në nivel rajonal, Maqedonia me meritë është bërë një nga shtyllat e sigurisë. Ushtarët maqedonas ndodhen në Kosovë për të ndihmuar në misionin e përbashkët të KFOR-it, por edhe në BeH, ku prej vitesh e mbështesim misionin e Bashkimit Evropian” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
4 vjetori i anëtarësimit në NATO, Osmani: Integrimi, përgjigjja më e mirë ndaj Rusisë
Në takimin me korin diplomatik, Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, vlerëson se integrimi në NATO dhe BE është përgjigja më e mirë ndaj ambicieve perandorake ruse,duke theksuar se Ukraina është vetëm stacioni i parë, ndërsa në radhë ndodhet edhe Ballkani Perendimorë.
Anëtarsimi i RMV-së në Alenacë paraqet kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e një rajoni stabil dhe të sigurt, porositi Osmani.
“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO u realizua në një moment shumë të përshtatshëm, para fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Në këtë mënyrë vendi paraqet jo vetëm faktor stabilizimi të rajonit, por edhe nxitës për vendet e fqinjësisë sonë, të cilat kanë vullnet dhe janë të gatshëm të qëndrojnë pas vlerave dhe synimeve të përbashkëta euroatlantike.. Tani, më shumë se kurrë, integrimi euroatlantik dhe evropian i Ballkanin Perëndimor është çelësi për përmirësimin e sigurisë dhe konsolidimin e stabilitetit. Proceset e integrimit euroatlantik janë mjetet më të mira demokratike për parandalimin e konflikteve dhe ndërhyrjeve me qëllim të keq të palëve të treta” – u shpreh Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Përfaqësues të shumtë diplomatik të vendit drejtuan urime për 4-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, kontributin në sigurinë kolektive dhe pikëpamjet e tyre për sfidat aktuale.