377 raste të reja dhe 12 viktima nga virusi
MBB njofton se dje në Gjevgjeli është arrestuar një 30-vjeçar për shkak të tregëtisë me lëndë narkotike.
“Me datë 10.12.2021 në ora 16:20 në Gjevgjeli, në kuadër të një aksioni operativ nga ana e zyrtarëve policorë në Gjevgjeli – Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë, me urdhër të gjykatës të siguruar paraprakisht, i është hequr liria I.D. (30) nga Gjevgjelia, për shkak se në shtëpinë e tij dhe lokalet ndihmëse në Gjevgjeli dhe në një veturën “Volkswagen Turan” me targa të Gjevgjelisë janë gjetur: lëndë pluhuri, lëndë e ngurtë, 11 tableta, 98 kapsula, kartëmonedha me mbetje të lëndës pluhur”, njoftojnë nga MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës.