May 15, 2024
Maqedoni

Fatmir Mexhiti takon Hillary Clinton: Të përkushtuar që të përballemi me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe shëndetin e popullatës

Abu Dhabi, 5 dhjetor – Takimi i ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti me ish-sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, në Konferencën për Ndryshimet Klimatike në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mexhiti dhe Clinton shkëmbyen mendime mbi sfidat e pasojave të ndryshimeve klimatike, si dhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

“Jam i nderuar që pata rastin të zhvilloj një takim të shkurtër dhe të shkëmbej mendime me të nderuarën Hillary Clinton, ish-sekretare e shtetit të SHBA-së, diplomate dhe politikane të nderuar me përvojë të madhe. Kjo konferencë është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave pozitive, si dhe për veprim të përbashkët për aktivitetet dhe qasjet ndaj ndryshimeve klimatike”, tha ministri Mexhiti.

Në COP28 marrin pjesë mbi 100 vende nga bota dhe qëllimi është të unifikojë qasjen ndaj ndryshimeve klimatike në nivel global