Tre skuadra të mëdha kërkojnë Jesse Lingard

Real Madrid , PSG dhe Inter shfaqin interes për lojtarin

Tre klube të Champions League duket se po kërkojnë të transferojnë mesfushorin anglez, Jesse Lingard.

Lingard nuk kishte luajtur asnjëherë në Premier League përpara se të transferohej në formë huazimi te West Ham United në Janar, dhe që atëherë ai ka qenë në formë mjaft të mirë.

Ndërsa ndeshja e të dielës ndaj Leicester City e çoi anglezin në tetë gola që nga bashkimi me ekipin e David Moyes dhe ai po vazhdon të ketë paraqitje gjithnjë e më të mirë.

West Ham është padyshim i interesuar për ta bërë qëndrimin e Lingard të përhershëm por forma e 28-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re dhe tashmë e ardhmja e tij është në pikëpyetje.

Arsenali është përfolur disa kohe për interesimin që ka për lojtarin anglez, por duket se tashmë në garë janë disa klube edhe më të mëdha.

Mediat raportojnë se Real Madrid, PSG dhe Inter po ndjekin situatën e mesfushorit dhe mundësinë e transferimit të tij në Verë.

Duket se Lingard do të ketë një kthesë të rëndësishme në karrierë, pasi klubet më të mira europiane janë të interesuara për shërbimet e tij.