Pakoja e pestë e masave ekonomike nuk bllokohet vetëm nga koalicioni Aleanca – Alternativa
VMRO DPMNE po shqyrton nëse do të tërheqë amendamentet për Ligjin e Shtetësisë, i cili do ti zhbllokojë edhe ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Nga kjo parti opozitare për Alsat thonë se do të presin për të parë propozim vendimin për shtetësi për të marrë një vendim. Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë tërheqjen e amendamenteve të Ligjit të propozuar për Shtetësi në mënyrë që t’i tërheqin menjëherë amendamentet për masat.
Sipas kryetarit të Komisionit për Financa dhe Buxhet Timço Mucunski, nga VMRO DPMNE, ligjet mund të miratohen pa i tërhequr amendamentet. Ligjet për ndihmë të kompanive do të miratoehshin për maksimum tetë ditë pune, por deri më tani Komisioni nuk është caktuar derisa shërbimet parlamentare nuk i përgatisin materialet për seancë.
Aktualisht, sipas procedurës, shërbimet duhet ti përkthejnë dhe përpunojnë ato amendamente, dhe kur të krijohen kushtet e punës, unë, si kryetar i Komisionit për Financa dhe Buxhet, duhet të informohem me shkrim nga Kryetari i Kuvendit, se ka kushte për punë që Komisioni të vazhdojë punën. “Unë nuk kam marrë një informacion të tillë deri më tani- deklaroi Timço Mucunski – deputet i VMRO-DPMNE-së.