May 4, 2024
Lajmet e reja

327 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

17 Dhjetor, 2021 Lajme, Maqedoni e Veriut, toplajm
327 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut
Gjashtëmbëdhjetë të vdekur, 327 të infertuar dhe 325 të shëruar është bilanci i koronavirusit në 24 orët e fundit

Ministria e shëndetësisë informoi se tetë nga të vdekurit janë nga Shkupi, dy nga Prilepi, dy nga Koçani dhe nga një nga Manastiri, Kavadari, Makedonski Brod dhe Sveti Nikolla. Mes të vdekurve nga koronavirusi është edhe një 40 vjeзar nga Prilepi.

Ministria e Shëndetësisë informoi se janë kryer 2740 analiza dhe janë regjistruar 327 raste të reja me KOVID-19, 159 prej të cilëve në Shkup.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 220.794, numri i të shëruarve është 207.563, numri i të vdekurve është 7.794, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.437. /