31 persona kanë përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup në natën e Vitit të Ri 2026.
Drejtori i Klinikës, Niko Beçarovski tha se 13 prej pacientëve kanë qenë të mitur.
“31 bashkëqytetarë në 12 orët e fundit kanë përfunduar në Klinikën tonë. Pacientja më e re është në moshën 14 vjeçe, ndërsa më e vjetra, gjithashtu paciente është në moshën 44 vjeçe. Nga ky numër, 13 janë të mitur, Sipas strukturës së gjinisë, 21 kemi pasur nga gjinia mashkullore dhe 10 nga gjinia femërore”, tha Beçarovski.
Ai tha se ende duke pasur parasysh që ishte e furishme, ende i presin disa analiza toksikologjike, megjithatë në përgjithësi vlerësojnë se janë intoksikime alkoolike.

