30 ditë paraburgim për të dyshuarit për dhunimin e 14-vjeçares në Drenas
Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për dhunimin e një 14-vjeçareje në Drenas.
Lajmin e ka konfirmuar Tringa Zhuti, zëdhënëse e kësaj gjykate.
“Dy të dyshuarve iu ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, konfirmoi Zhuti.
Të hënën, Policia njoftoi se dy persona të moshës madhore janë arrestuar pasi dyshohen se kanë dhunuar të miturën 14-vjeçare, e cila një ditë më parë ishte raportuar e zhdukur.
“Dje me datën 10 mars, viktima (fëmijë), është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifiku lokacionin ku gjendet, ku dyshohet se është dhunuar viktima, janë arrestuar të dyshuarit janë intervistu dhe pas intervistimit me urdhër të janë ndaluar për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, ka thënë Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha atë ditë për Gazetën Online Reporteri.net se raportimi si e zhdukur i të miturës është bërë fillimisht në Malishevë, pasi ajo ishte mysafire atje.
“Viktima e moshës së mitur, është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifikuar lokacionin e saj, ku dyshohet se është dhunuar”.