30 ditë paraburgim për Ismet Gurin
Gjykatësi në procedurë paraprake sot e pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi 30 ditë paraburgim për tre persona në mesin e të cilëve është edhe Ismet Guri, funksionar nga radhët e BDI-së.
Paraburgimi vjen për shkak të rrezikut nga arratia, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe shkatërrim të provave.
Guri është një nga të dyshuarit që sot u arrestua në aksionin e MPB-së dhe Prokurorisë, dhe është një nga të dyshuarit në hetimin kundër 15 personave të cilët dyshohen për fshehje tatimi, shoqërim kriminal dhe larje parash.
Nga Prokuroria theksojnë me veprimet e këtyre është dëmtuar buxheti i shtetit për 840.000 euro përmes kthimit të TVSH-së.