Agjencia për Sipërmarrësi nënshkruan Memorandum me Odën Artizanale, parashihen projekte për punësime dhe vetëpunësime

Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hajrulla Misini dhe Kryetari i Odës Artizanale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agron Fazliji kanë nënshkruar një memorandum për bashkëpunim, i cili do të sjell benefite të shumta për zanatlinjtë në vend.

Qëllimi i këtij Memorandumi është shprehja e përkushtimit për bashkëpunim të përbashkët dhe mbështetje reciproke në aktivitetet e mëtutjeshme.
Dy palët nënshkruese të këtij Memorandumi do të bashkëpunojnë në drejtim të zvogëlimit të papunësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke nxitur punësimin dhe vetëpunësimin.
Poashtu parashihet mundësia e aktiviteteve për vullnetarët, me çfarë do t’u jepte të rinjve mundësinë për të fituar më shumë përvojë në aktivitetet artizanale.

Në vazhdim sjellim tekstin e plotë të marrëveshjes:

Me qëllim të zhvillimit dhe bashkëpunimit në pjesën e mbështetjes dhe promovimit të sipërmarrjes dhe përmirësimit të kushteve të punës dhe standardin e zanatçinjëve, dhe për realizimin e interesave të përbashkëta dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë të të dy institucioneve, Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Oda Artizanale të Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruajnë në vijim:

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MIDIS

ODA ARTIZANALE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
DHE
AGJENCIA PËR MBËSHTETJEN E SIPËRMARRËSISË TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

I. Objektivat e përgjithshme
Oda Artizanale të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një organizatë e pavarur e cila është plotësisht e përqendruar në përmirësimin e kushteve dhe standardeve të punës në artizanat, përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve përmes përmirësimit të burimeve njerëzore duke kryer trajnime, aftësimi profesional i zanatçinjëve dhe përmirësimi i arsimimit profesional për marrjen e kuadrove cilësore.
Duke i bashkuar interesat e tyre me Agjencinë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të arritur qëllimet individuale dhe të përbashkëta, dy nënshkruesit e këtij Memorandumi, vendosën të përmirësojnë bashkëpunimin dhe të veprojnë së bashku në realizimin e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta.
II Qëllimi i kontratës
Qëllimi i këtij Memorandumi është shprehja e përkushtimit për bashkëpunim të përbashkët dhe mbështetje reciproke në aktivitetet e mëtutjeshme.
Bashkëpunimi i përbashkët do t’i referohet:
• Dy palët nënshkruese të këtij Memorandumi do të bashkëpunojnë në drejtim të zvogëlimit të papunësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke nxitur punësimin dhe vetëpunësimin;
• Mundësi i aktiviteteve për vullnetarët, me çfarë do t’u jepte të rinjve mundësinë për të fituar më shumë përvojë në aktivitetet artizanale;
• Përgatitja dhe zbatimi i projekteve të përbashkëta;
• Promovimi i ndërsjellë i faqeve të internetit dhe mediave sociale;
• Shkëmbim informacioni për anëtarësimin në shoqatat profesionale vendase dhe ndërkombëtare, pjesëmarrjen, koordinimin dhe punën e përbashkët në punën e tyre;
• Shkëmbimi i materialeve dhe informacioneve përkatëse që janë me interes të përbashkët;
• Krijimi dhe organizimi i aktiviteteve të tjera që synojnë mirëqenien e përgjithshme të dy institucioneve dhe forma të tjera bashkëpunimi për të cilat dy palët nënshkruese do të tregojnë interes për bashkëpunim;
III. Parimet e bashkëpunimit
1. Respekt
Ky bashkëpunim do të bazohet në parimet e respektit të ndërsjelltë, si dhe të respektit profesional.
2. Dokumentet
Parimet e bashkëpunimit do të bazohen edhe në përputhje me angazhimet kombëtare dhe Statutin e të dyja palëve, si dhe sipas rekomandimeve dhe direktivave evropiane që mbulojnë këtë fushë.

3. Përfaqësuesit

Përfaqësuesit e të dy institucioneve përfaqësojnë pikëpamjet e institucioneve për të arritur qëllimet dhe përfitimet e përbashkëta. Të dy institucionet, në përputhje me Memorandumin për bashkëpunim dhe marrëveshje të mundshme të ardhshme të veçanta në fusha individuale të funksionimit, projekteve dhe aktiviteteve do të caktojnë një ose më shumë përfaqësues nga institucionet e tyre.
IV. Përgjegjësitë e palëve të interesuara
Në përgjithësi
1. Të dyja palët bien dakord të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e tyre individuale.
2. Të gjitha arritjet që do të arrihen do të prezantohen në mënyrë publike dhe transparente si arritje të të dyja palëve, duke theksuar qartë dhe pa mëdyshje emrin e plotë të regjistruar të palës tjetër nënshkruese të Memorandumit të Bashkëpunimit.
V. Ndalimet

1. Cila do nga dy palët nënshkruese të Memorandumit për Bashkëpunim nuk mund të punojë në dëm të palës tjetër.
2. Të dyja palët angazhohen që të gjitha aktivitetet e tyre të përbashkëta do t’i kryejnë në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi, si dhe me aktet dhe standardet ndërkombëtare të përcaktuara.
VI. Shpenzimet lidhur me aktivitetet
Për çdo aktivitet të veçantë të projektit të realizuar ose të mbështetur nga palët e përfshira në këtë Memorandum, do të nënshkruhet një marrëveshje e veçantë.Të gjitha shpenzimet që rrjedhin nga zbatimi i aktiviteteve duhet të miratohen paraprakisht nga të dyja palët kontraktuese dhe të përcaktohen në një marrëveshje të veçantë.
VII. Dispozitat përfundimtare
Ky Memorandum nuk kufizon dhe nuk përcakton rreptësisht mënyrën dhe llojet e bashkëpunimit, por drejton sferën e interesit të përbashkët, e cila është në përputhje me misionin dhe vizionin e palëve nënshkruese të Memorandumit.

Memorandumi i bashkëpunimit hyn në fuqi kur të dyja palët nënshkruese do ta nënshkruajë atë dhe mund të ndërpritet nga cilado palë nënshkruese me një njoftim paraprakisht të bashkangjitur 30 (tridhjetë) ditë për përfundimin e Memorandumit.
Ky Memorandum është përpiluar në 2 (dy) kopje, nga të cilat 1 (një) kopje për secilën palë nënshkruese.