May 9, 2024
Maqedoni

Kamçev në “listën e zezë”, Ageler: Korrupsioni ka pasoja!

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Angela Ageler, ka reaguar në rrjetet sociale pasi pasi Thesari amerikan e ka futur në listën e zezë biznesmenin Jordan “Orce” Kamçev. Ajo shkruan se SHBA-të do të vazhdojë të synojë individë të korruptuar që minojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin e Maqedonisë.

“Sot Ministria e Financave e SHBA-ve e futi në listën e zezë biznesmenin Orce Kamçev për korrupsion, ryshfet, pastrim parash dhe vepra të tjera penale. Këto sanksione nuk prekin vetëm pronat dhe pronësinë e Kamçevit, por edhe ata që bëjnë biznes me të. SHBA do të vazhdojë të synojë individë të korruptuar që minojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, ka shkruar ajo në Twitter.