May 8, 2024
Maqedoni

3 mijë pasaporta në ditë, ja deri kur pritet të përfundoj gjithë procesi

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot në emisionin e mëngjesit “E dua Maqedoninë” në TV Sitel tha se mund të bëhen vetëm 3000 pasaporta të reja në ditë, por në kushte të optimizuara.

“Kemi dy makineri me kapacitet ditor, të cilat shpresoj t’i optimizojmë, për rreth 3000 pasaporta në ditë. Por më e rëndësishmja është të mos humbasë vazhdimësia, dinamizmi. Nëse ka shtypje të pasaportave të tipit B me gjuhë të tjera, do të jetë nën 2800, pra është më ngadalë”, tha ndër të tjera Toshkovski, përcjell INA.

Parashikimet e tij matematikore thonë se pasaportat do të ndërrohen deri në fundi të vitit 2024, nëse gjithçka shkon mirë me makineritë dhe dërgimin e formularëve.

“Do të jetë e mundur deri në Vitin e Ri, kemi rreth 10 muaj, por vetëm nëse rritet kapaciteti, të paktën minimalisht, dhe nëse i kemi formularët, do të mund të rinovojmë ato 650 mijë pasaporta me emrin e vjetër. Një makineri më shumë nuk mund të sigurohet, sepse tani ka zgjedhje dhe kjo procedurë kërkon shumë kohë. Nëse punojmë 25 ditë në muaj”, tha Toshkovski.

Ministri teknik tha se sot ka marrë një letër nga Brukseli se BE-ja nuk do të krijojë probleme nëse qytetarët e Maqedonisë udhëtojnë me pasaporta me emrin e vjetër kushtetues dhe u bëri thirrje deputetëve në Kuvend që të ndryshojnë ligjin për dokumentet e udhëtimit.

“Sot mora informacionin me shkrim se ku ka mbajtur një takim komisioni i dokumenteve të udhëtimit të Komisionit Evropian, më është njoftuar nga ambasadori belg. Ata do ta kuptojnë problemin dhe do të jenë sa më korrekt dhe të përmbajtur në raport me qytetarët tanë. Qytetarët tanë që janë jashtë Maqedonisë, 70 mijë e kanë emrin e vjetër në Gjermani, gjermanët e kanë si të dhëna, ne nuk e kemi. Ata do të mund të shkojnë pa problem në Hungari dhe Çeki, por nuk do të mund të largohen nga Maqedonia nëse kthehen në shtëpi. Komiteti Evropian u jep mendim vendeve që të kenë mirëkuptim. Dhe çfarë po bëjmë ne, vetëm Maqedonia, përveç Greqisë, do ta shkelë të drejtën elementare të njeriut për liri dhe lëvizje, për faktin se deputetët nga struktura në pushtet – nga LSDM dhe BDI, nuk duan të shtypin asnjë buton” , tha ai.(INA