Kosovë

Kosovë, dështon për herë të dytë votimi për presidentin

Pas dy tentim votimeve për presidentin e ri të vendit, në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur kuorum, si rrjedhojë deputetët kanë shkuar në pauzë. Në tentimin e parë të panishëm në sallë ishin 82 deputetë por pjesë në votim morën vetëm 78. Pjesë në votim nuk morën katër deputetë të LDK-së: Abdullah Hoti, Driton Selmanaj, Agim Veliu e Valentina Bunjaku.
Në tentimin e dytë në votim mori pjesë Valentina Bunjaku duke marrë pjesë në votim 79 deputetë.

Për kuorum nevojitet që pjesë e votimin të jetë 80 deputet.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.

Pas prezantimit zyrtar të dy kandidatëve, kuvendi autorizoi Komisionin për legjislacion dhe mandate që të verifikojë nëse kandidatët për president plotësojnë kushtet për garë. Komisioni, pas një mbledhjeje, tha se të dy kandidatët plotësojnë kushtet për kandidim.

Të pranishëm në sallë janë 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë është edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në nisje të seancës ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza, por më pas ata lëshuan sallën.