Udhëheqësit e Doganave të Maqedonisë sot zhvillua një takim konstruktiv bilateral me Drejtorin Agron Llugaliu dhe drejtuesit tjerë të Doganës së Kosovës, duke vijuar një bashkëpunim të gjatë dhe të rëndësishëm ndërmjet dy administratave doganore.
Zv/drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti njoftoi se vëmendje të veçantë iu kushtua funksionimit të One Stop Shop në Blacë – Hani i Elezit, me synim që përmes koordinimit më të mirë dhe shkëmbimit të shpejtë të të dhënave të lehtësohet qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve.
‘Diskutuam edhe për digjitalizimin e proceseve doganore, përafrimin me standardet e BE-së dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit ndërkufitar.
Për mua, bashkëpunimi i mirë matet me rezultate konkrete në terren. Më shumë koordinim, më pak pritje dhe kufij më të sigurt, ky duhet të jetë drejtimi ynë i përbashkët’, njoftoi Dauti.

