Nëna tetovare dhuron gjerdanin e arit me vlerë 3.400 euro për ndërtimin e xhamisë

Një nënë tetovare ka dhuruar xherdanin e saj të qafës për ndërtimin e një xhamie.
Ky xherdan iu është dorëzuar teologut Ardian Sejdiu që njëkohësisht është përgjegjës për ndërtimin e asaj xhamie, dhe vlera e këtij xherdani kap shifren prej 3,400€.

Sejdiu ka njoftuar ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar lartë veprimin e gruas.

“Një nënë e respektuar, besimtare e denjë dhuroi xherdanin e nusërisë, në vlerë 3,400 €, për ndëtimin e Xhamisë së re- fsh. Gaçkë.”, shkroi Sejdiu në Facebook.