May 4, 2024
Maqedoni

25 vjeçari nga Shkupi vdiq në aksidentin te udhëkryqi mes Shuto Orizares dhe Butelit: Dy vetura u përplasën dhe njëra goditi atë

(Foto Ilustruese)

Një i ri 25 vjeç nga Shkupi ka ndërruar jetë nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme te udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës, respektivisht në bulevardin “Sllovenasja”, shkruan TV21. Nga MPB për TV21 thonë se dy vetura janë përplasur dhe njëra ka goditur këmbësorin 25 vjeç.

“Më datë 31.07.2023 në ora 23:25 është raportuar se në Shkup në rrugën “Sllovenasja” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.O.(39) nga Shkupi dhe një veture “Mercedes” me targa italiane, i drejtuar nga A.S.(41) nga Shkupi, pas çka vetura Mercedes ka goditur këmbësorin M.V. (25) nga Shkupi. Pas aksidentit, këmbësori është transportuar në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Shoferi S.O. dhe pasagjerja e tij M.O.(28) nga Shkupi kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa shoferi A.S. ka marrë lëndime fizike, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori””, thonë nga MPB për TV21.