25 viktima dhe 1,269 raste të reja me covid-19 në vend
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit nga 4.047 teste të bëra janë regjistruar 1.269 raste të reja në vend, shkruan Alsat.
Gjithashtu të shëruar janë regjistruar edhe 848 pacientë, ndërsa 25 të tjerë kanë humbur betejën me sëmundjen.