May 18, 2024
Rajon - Botë

25.8 kg kokainë nga Ekuadori në Turqi, në pranga 2 shqiptarë

Autoritetet turke zbuluan një sasi prej 25.8 kilogramë kokainë në portin e Aliagës. Lënda narkotike ishte fshehur në brendësi të një kontejneri që ishte nisur nga Ekuadori.

Në pranga kanë rënë 2 shqiptarë, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova. Hetimet janë fokusuar në zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Tv Klan