Maqedoni

24 orë para gjykimit, Ahmeti në tavolinë me të akuzuarin për Spitalin Modular

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është fotografuar në një tavolinë me ish kryetarin e degës së BDI-së në Tetovë, Florin Besimi, njëri nga të akuzuarit për tragjedinë në Spitalin Modular në Tetovë. Fotografia është publikuar nga drejrori i burgut të Tetovës, i cili ka qenë nikoqir i ahengut. Por siç duket dikush ka reaguar në moment dhe pas një minute postimi është fshirë dhe është ripostuar me fotografi të edituar, ku herën e dytë është fshirë pjesa ku duket Besimi.
E gjithë kjo ndodh 24 orë para mbajtjes së seancës së parë gjyqsore për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 pacientë me Kovid19 dhe familjarë të tyre që i shoqëronin.