Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/support-klevis-in-his-fight-against-cerebral-cancer?

Një apel i ndjerë për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për Klevis Isenlikajn, një 22-vjeçar nga Mati që po lufton prej muajsh me një sëmundje të rëndë.

I riu u diagnostikua rreth 6 muaj më parë me kancer në tru, një formë shumë agresive që i ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore javët e fundit. Aktualisht, Klevisi ndodhet në një spital në Genoa të Italisë, ku po merr trajtim mjekësor, por gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Për shkak të kostove të larta të mjekimit, familja e tij nuk ka mundësi ta përballojë trajtimin dhe ka hapur së fundmi një faqe GoFundMe, duke kërkuar mbështetje nga kushdo që ka mundësi të kontribuojë.

Familja shprehet se kjo nuk është thjesht një kërkesë financiare, por një thirrje për solidaritet dhe humanizëm:

“Klevisi është vetëm 22 vjeç dhe ka ende shumë për të dhënë në jetë. Çdo ndihmë, sado e vogël, është një rreze shprese për të dhe për familjen tonë. Le të tregojmë se kur jemi bashkë, mund të bëjmë mrekulli.”

Për më shumë informacion apo ndihmë, mund të kontaktoni edhe në numrin: +355682108020.

sqShqip