May 15, 2024
Kosovë

22 vite nga rënia heroike! Lavdi!

Përkujtim:

Për Babën Zenel me nipërit Eminin dhe Gjevahirin, djalin e agjës Salihun dhe dhëndrrin Brahimin sidhe Qazim dhe Hamdi Maqastenën, në 22 vjetorin e rënjes, në përballje fyta – fytas me ushtrinë okupuese serbe, në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, në të njëjtin vënd, për të njëjtën qështje universale-Lirinë- në tokën e atdheut të quajtur KOSOVË !

MËMËDHEU
Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.
Andon Z. Çajupi

Atdheu nuk do dashuri të cunguar; ai që nuk bën gjithcka për të nuk ka bër asgje; ai qe nuk i jep gjithcka atij, i’a ka mohuar të gjithat. – Berne

• Sot e 22 vite më parë, aeroplanët e Natos hodhën bomba kundër caqeve serbe në Kosovë !

• Sot 22 vite pas, serbia e mban Kosovën në kushtetutë si pjesë të saj, me 10 komuna serbe brenda saj me vetëm rreth 5% serb !

• Sot 22 vite pas, shumë nga pasuritë kryesore natyrore kombëtare( shtyllat e kombit), janë bërë të hueja!

• Sot 22 vite pas, teritori kombetar dhe kombi shqiptar, vazhdojnë të tkurrën dhe zvoglohën me shpejtësi marramendëse !

• Sot 22 vite pas, në një gjykatë serbe -ruse, të quajtur gjykatë speciale për Kosovën, gjykohet kreu i UҪK si organizim “kriminal”, të cilën ushtri, para 22 vitesh e përkrahu bota demokratike dhe i erdhi në ndihmë aleanca më e fuqishme ushtarake e botës Nato!

• Sot 22 vite pas, në vend se të ishim komb i bashkuar për ҫka u luftua dhe sakrifikua ndër shekuj, na është hedhur sipër ombrella serbe e minishengenit, të cilën ombrellë, e mban me krenari dhe na e lavdron si shpëtimtare kombëtare, pjesë nga politika më servile që ka pasur ndonjëher shqiptaria!

• Sot 22 vite pas, mbahen zgjedhje të lira në Kosovë, humbin subjektet e”luftës” dhe fitojnë bindshëm individ që kanë dërguar dosje në gjykatën speciale kundër UҪK, dhe subjektet “politike të popullit”, shtyhën me vota në kuvend të KOSOVËS, se kush më tepër është pro kushtetutës serbe të ahtisaarit-pro vazhdimit të kolonializmit !

• Hannes Hofbauer. Experiment Kosovo : die Rückkehr des Kolonalismus-
Eksperimenti Kosovë: kthimi i kolonializmit

Dhe ne skemi ç’themi tjetër veçse:

Nderimi për të rënët për MËMËDHEUN e Ҫajupit, është nderim për vet ATDHEUN!

Lavdi të rënëve të atdheut,

TURP dhe POSHTRIM ku jemi katandisur ne të “GJALLËT” !

Në vazhdim, sjell nderimin nga:
Fshati Kaçanoll Vendlindja Ime dhe Fadil S. Begu

MARSI I GJAKOSUR

(Kushtuar Zenel dhe Salih Begollit)
25 /mars/1999 ne 22 vjetorin e rënjes

Mes shumë krisma armësh
Gjuajti dhe rrufeja
Erdhi lajmi kobshëm
U vra edhe Abeja

Fyt për fyti me sërbin e zi
Kur rafalët u shkrepën
Dita u ba terr
Ra për mos vdekur kurrë
Axha Zenel

Mos më prek me dorë
Foli axha plak
Kur shkjau deshi ta ndaj
Nga familja me automatik e kondak

Qëllo qyrravec mos të dridhèt dora
Jam burrë shala , jam vetë Kosova
Jamë Zenel Begu që frikën nuk ta kam
Edhe i vdekur më i fort se ti jamë.

Si shqiponja sulet Salihu
Kap në dorë plisin ne tokë mos tê bjere
Lamtumirë Kosovë me zë burri thërret
Unë po shkoj pranverën t’ju a sjell.

Huazuar nga Fadil S. Begu

LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!