May 2, 2024
Maqedoni

22 persona në Maqedoni kanë vdekur nga Covid 19 pasi janë vaksinuar

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar për Faktor se në Maqedoninë e Veriut 22 persona kanë ndërruar jetë pasi janë vaksinuar. Sips tyre 17 nga këta 22 persona janë infektuar në 14 ditet e para pasi janë vaksinuar me dozën e parë, prandaj supozohet se kur kanë marë vaksinen kanë qenë të infektuar, por virusi ka qenë në fazë të inkubacionit. Prej gjithsej mbi 200 mijë qytetarëve te vaksinuar në Maqedoni, 664 janë infektuar me Covid edhe pas imunizimit. Shumica prej tyre janë infektuar në 14 ditët e para pas vaksinimit, prandaj edhe për ta supozohet se kanë qenë të infektuar kur kanë pranuar vaksinen.