April 29, 2024
Maqedoni

21 Marsi, Dita Botërore e Personave me Sindromën Down

Dita Botërore e Personave me Sindromën Down, tradicionalisht shënohet më 21 mars. Këtë vit nën moton “Me ne – jo për ne” kjo ditë fokusohet në qasjen e bazuar në të drejtat e njeriut ndaj aftësisë së kufizuar – e drejta për t’u trajtuar në mënyrë të drejtë, për të pasur të njëjtat mundësi dhe liri për të bërë zgjedhjet personale, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Fëmijët me sindromën Down duhet të bëjnë kontrolle të rregullta tek pediatri ose mjeku i familjes, pasi këta individë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë disa sëmundje sesa popullata e përgjithshme.

“Dërgoni ato në kontrolle të rregullta të dëgjimit, shikimit dhe shëndetit të përgjithshëm. Nxitini ata të jenë më aktiv fizikisht.
Këta persona rekomandohen të vizitojnë:

• logoped– për ndihmë në të folur;
• fizioterapist – për ndihmë në ecje, nëse kanë tonus të zvogëluar të muskujve;
• optometrist dhe/ose specialist i dëgjimit – për ndihmë me shikimin dhe dëgjimin;
Bisedoni me pediatrin ose mjekun tuaj familjar për të mësuar se si fëmija juaj mund t’i marrë këto shërbime”, porositi ministri Mexhiti.