Maqedoni

20 vjeçari ka kryer tetë vjedhje për një muaj në objekte hoteliere dhe afariste në Kumanovë

Policia ka arrestuar 20 vjeçarin nga Velesi, i cili për një muaj ka kryer tetë vjedhje në objekte hoteliere dhe afariste në Kumanovë, njoftoi sot SPB Kumanovë.

“Policët nga SPB Kumanovë dje në ora 16 ka arrestuar B.D. (20) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se gjatë muajit dhjetor ka kryer tetë vjedhje në objekte hoteliere dhe afariste në Kumanovë, duke marrë para dhe raste të tjera”, thonë nga SPB Kumanovë.

Ai pranoi krimet dhe u ndalua në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.