May 4, 2024
Shqipëri

19 vjeçarja shqiptare që ndërroi jetë sot në Itali

Daniela Gjoka ndërroi jetë sot në spital në Itali, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin në pronësi të familjes së saj. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në Velipojë. Ajo mbeti e plagosur bashkë me nënën dhe motrën dhe vëllain e saj, ndërsa rreth 90% e trupit të saj u dogjën. E reja kishte planifikuar dasmën pas një muaji. Aktualisht në spital në Itali janë nëna dhe motra dhe vëllai i 19-vjeçares./l.F-dritare.net