Më 12 janar 2026, rreth orës 00:20, në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.Q. (19) nga Shtipi.

Sipas njoftimit policor, ai është denoncuar nga dhëndri i tij L.D. (18) nga Shtipi, me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, se pas një debati verbal në shtëpinë e tij, S.Q. e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

sqShqip