May 27, 2024
Maqedoni

18 vjeçarja, nënë e foshnjës gjashtë muajsh ka humbur jetën nga koronavirusi

Një vajzë e moshës 18-vjeçare e cila ka lindur foshnjës e saj në mars është viktima më e re e evidentuar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.
Siç shkruan Tellma, gruaja ka humbur jetën në Klinikën Infektive në Shkup.
Në raporton e djeshëm, ministria e Shëndetësisë publikoi se ka 41 viktima nga kovidi, ndërsa tre viktimat më të re në moshë kanë qenë nga Shkupi.
36 pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa pesë në shtëpi.